• |
ide | kryesore

Atentat 27-vjeçarit nga Laçi, policia fsheh ngjarjen

Lajme, Të fundit



Një atentat ka ndodhur në Mamurras, mbrëmjen e 3 tetorit, por policia nuk e ka raportuar ngjarjen deri sot në mesditë kur e zbuluan mediat. Burimet thanë se është qëlluar me armë ndaj një automjeti në ecje, rreth orës 22:00 të së enjtes. Në shenjestër ka qenë Kreshnik Pistja, i cili ishte duke lëvizur me automjet pranë autostradës Mamurrasit. Drejt automjetit të 27-vjeçarit, banues në Kurbin, është qëlluar disa herë me armë, ku plumbat kanë mbërritur deri në sediljen e parë të pasagjerit. Automjeti aktualisht ndodhet në komisariatin e Policisë në Laç.

Mesditën e sotme (dy ditë pas ngjarjes) policia në njoftim të shkurtër deklaroi:

“Më datë 04.10.2019, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kurbin dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit K.P. 27 vjeç, banues në Kurbin dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale”.

*Në video, shenjat e plumbave në makinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *