• |
ide | kryesore

Ngjarja në Tiranë/ 24-vjeçari që u vetëhodh nga pallati është portieri i Partizanit (EMRI)

Lajme, Të fundit



Është kryer identifikimi i 24-vjeçarit që u vetëhodh mbrëmjen e sotme nga ballkoni i banesës së tij në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë.

Bëhet fjalë për Aldo Teqjan, i cili ushtron profesionin e futbollistit të ekipit të Partizanit.

Mësohet se 24-vjeçari është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Ndërkohë, Policia vijon të qendrojë në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *