• |
ide | kryesore

Kryevëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit në Kosovë deri tani pa probleme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Viola von Cramon-Taubadel, kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ka vizituar disa nga qendrat t votimit në Prishtinë, nga ku është shprehur se procedurat e hapjes së qendrave të votimeve, kanë shkuar pa probleme.

Disa incidente të vogla kanë ndodhur, por sipas saj, në përgjithësi procedurat në orët e para të votimit kanë vazhduar pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbulojnë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat,  prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë,  nuk ka pasur ndonjë problem…. Unë mendoj  se një ose dy votues nuk  ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme . I kishim 30 ekipe për hapjen  e vendvotimeve  dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren  për tërë ditën”, ka thënë  Cramon-Taubadel.

Ajo ka thënë se procesi duket i qetë, por që sipas saj është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.

Megjithatë, vëzhguesja e Bashkimit Evropian theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë.



2 Comments

  1. po keta qelbesirat e evropes sorosianet e merkelit, njerzit qe mundohen dhe ngrejne zerin kur ka korrupsion i zhantazhojne duke i vene ne prove nqs jane vertet te ndershem sepse u doli bytha zbuluar dhe atyre ? cfare jane keta komunist te qelbur mor aman, cfare jane keta zagar qe duhet te ishin ne burg me kohe nderkohe tani bejne filozofin. cfare eshte kjo tallje makaber me njeriun mor ju qifsha ropt. po kemi dhe ne te drejta mor fisqira. kush i dha kaq imunitet sorosit dhe njerzve te tij ? ata jane per tu kalbur ne burg tallen me mundimin e njerzve madje dhe i percaktojne te ardhmen cfare do behesh ti e cfare nuk do behesh edhe kur ke provuar qe PUNON dhe je i zot. eshte sindroma e te qenit te bukur, pastaj cfare ndodh kalon. mjafton te jesh trendy. keta duhen mykur ne burg e mos shohin me drinet e djellit me sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *