• |
ide | kryesore

“Majmun, kafshë…”: kërcënime e fyerje për Choudhury për faullin ndaj Salah

Sport



Është Hamza Choudhury, 22 vjecari mesfushor i Leicester, viktima e rastit të pafund të racizmit në futbollin anglez. Pas ndeshjes së Premier League, humbur 2-1 nga Foxes kundër Liverpool, rrjetet sociale janë mbushur nga fyerje e kërcënime kundër futbollistit – me baba nga Karaibet e të ëmën nga Bangladeshi – fajtor që shkaktoi dëmtimin e Mohamed Salah me ndërhyrjen e tij të ashpër. Një faull që mori kritikat e të gjithëve, duke filluar nga Jurgen Klopp, ndoshta edhe për faktin se kjo ndërhyrje pasoi atë mbi Matt Ritchie të Neëcastle: “Hamza është një lojtar super, në prespektivë e madhe, por duhet të qetësohet”, ka thënë tekniku i Reds pas ndeshjes.Në rrjetet sociale sulmet degjeneruan: “majmun”, “kafshë” e gjithë pjesa tjetër ka reperton racist.

Rasti i Choudhury ka pasuar kështu episode të shumtë në muajt e fundit në Angli, mes të cilëve Marcus Rashford, Tammy Abraham, Kurt Zouma e Paul Pogba. “Jemi të neveritur nga këto komente”, ka bërë të ditur Leicester përmes zëdhënësit të tij. “Klubi ka denoncuar këto fraza në polici e në platformat sociale ku janë publikuar. Diskriminimi nuk mund të ketë vend në futboll, ashtu si në asnjë shoqëri. Duam që autorët e këtyre komenteve të marrin dënimin më të rëndë të mundshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *