• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ 20 të arrestuar për cenim të procesit

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar 20 persona për vepra të ndryshme, të cilët kanë cenuar procesin e votimit në zgjedhjet e 6 tetorit. Nga gjithë rastet që janë raportuar janë verifikuar 16 prej tyre dhe janë ndaluar 20 persona.

5 persona janë ndaluar në Prizren për fotografim të votës, 2 persona në Pejë për “keqpërdorim të të drejtës së votimit”, në rajonin e Gjakovës janë ndaluar 6 persona, në Gjilan 1 person, në rajonin e Mitrovicës 2 persona dhe në Ferizaj 1 person. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *