• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Fitore e pastër e opozitës

Lajme, Të fundit



Kosova po përjeton orë të nxehta në pritje të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura të dielën. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19.00 kanë dalë dy EXIT-POLL-e të cilat kanë dhënë një imazh të asaj që mund të ndodhet në kuti.

Në Exit-Pollin e Klan Kosova fituese të zgjedhjeve janë LDK dhe VV të cilat kanë marrë secila nga 30% të votave. Ky sondazh e nxjerr PDK-në partinë e tretë në vend me 8% diferencë nga LDK dhe VV. Sipas Exit Poll, PDK ka 22.28% ndërsa koalicioni AAK-PSD ka vetëm 10.58% të votave. Koalicioni Nisma dhe AKR, sipas sondazhit, nuk e kalon pragun zgjedhor prej 5% pasi kanë marrë vetëm 4.41%.

Por burime të lapsi.al në Vetëvendosje thanë se partia e tyre është e shkëputur nga forcat e tjera dhe jo e barabartë me LDK-në. Sipas tyre nxjerrja e LVV 30% dhe LDK 30%, “duket se ka si qëllim mobilizimin e partive të tjera për të bërë ç’të munden që ta ndihmojnë LDK-në të përmbysë rezultatin e fitores së LVV gjatë numërimit në vendvotime”.

Një tjetër Exit Poll ka nxjerrë RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS. Në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1% të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9% dhe PDK me 25.8%.

Të gjithë e shpallin veten fitues

Menjëherë pas nxjerrjes së Exit Poll, Vetëvendosje ka filluar festën në qendër të qytetit të Mitrovicës. Burime të lapsi.al në këtë parti thanë se ata udhëheqin rezultatet me mbi 2% mbi partinë e dytë, LDK-në.
Edhe në LDK shpallën fitoren. Nënkryetari Lutfi Haziri tha në një konferencë për mediat se kjo forcë është e para dhe se ka mjaft diferencë me partinë e dytë.

Madje edhe PDK-ja e ka shpallur veten fituese. Nënkryetari i kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja prin me një diferencë të vogël nga partia e dytë.

Vetëm kryeministri në largim Ramush Haradinaj e pranoi humbjen e partisë së tij AAK, por tha se ka marrë më shumë se 12% që i japin EXIT POLL.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar lidhur me numrin e qytetarëve që kanë votuar sot në gjithë vendin. Daka ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet janë mbyllur në kohë, dhe se në këto zgjedhje kanë votuar rreth 812 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, apo 41.45%. ©LAPSI.al

 Rezultatet befasuese: LDK dhe LVV me vota të barabarta

EXIT POLL-i i PIPOS: VV fituese e zgjedhjeve!



10 Comments

    1. Legen maskara. Jane shqiptar me shume se ne edhe me europian ne dac. Shiko albanistanin ku je dhe ku ne 30 vjet ke te njejtat fytyra qe nuk zbresin nga kali po nuk u re me pushke. Urime vellezerve shqiptare te Shqiperise se veriut.

  1. ”” Por burime te sigurta të lapsi.al në Vetëvendosje thanë se…. ””

    Sa i forte eshte ky lapsi . Ka burime te sigurta aneembane botes. Shume te forte jane , megjithese kane vetm 2 ‘ anal-ista’ dhe asnje gazetar apo korespondent , prap arrijne te marrin lajmet ne kohe reale nga burimet e tyre te besueshme.

  2. Hajde Albin urime VV. Ne te mbare e mbase inflencohemi dhe ne qe na kane lidh kemba dores e sy bashke e na gjezdisin sa ne nje tek tjetri. Zemra mal me behet per VeteVendosjen.

  3. Lajmi i i dites zgjedhje ne emiratin kriminal te dardanistanit ku turiqt shqipfoles me miqte serbe te Rames bejne votime per te zgjedhur te njejtet majmuna qe e kane shkerdh… shtetin e tyre ketu e 20 vjet

  4. Kosova teper e emancipuar ne zgjedje.
    Kirgistan dhe Kandahar e kane bere Shqiperine hale politikanet qe kane qene dhe ky qe eshte ne qeveri.

    Tani Gjykata speciale e S P A k do te vene drejtesine me pranga per autoret e keqperdorimit pushtetit per te vjedhur popullin e Kombit qe lengon ne mes te Europes.
    Urime Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit qe kryesuan te barabarte pothuaj dhe me ndryshim per 1 deputet.

  5. Pse hapni lajme te rrejshme, pse nuk flisni realitetin qysh flasin te gjitha gazetat dhe mediat ne Kosove qe tregojne drejt qe partia Vetevendosje fitoi zgjedhjet ndersa LDK eshe bukur afer me vota por me pak se VV dhe jo me u mundu me kriju problem kinse te dy partit barabar qe ju e dini qe barabar eshte e pamundshme!

  6. Kur vet kombi nuk e don kombin e vet per qfardo arsye qoft ajo diealekti, feja apo dija, pse pret armik tjeter kur armikun e ke nshpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *