• |
ide | kryesore

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ Isa Mustafa: Referendum që rrëzoi referendumin e Albinit e Vjosës

-Instant, Lajme, Të fundit



Lidhja Demokratike e Kosovës në raundin e parë të zgjedhjeve ka fituar dy komuna, ndërkaq ka shkuar në balotazh në nëntë tjera. Për ish-kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën, këto zgjedhje janë “Referendumi i dytë” brenda një viti, apo siç e quan ai referendum që e rrëzoi atë të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 17 tetorit e nxjerrin LDK-në fituese në Komunën e Pejës dhe të Lipjanit. Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa ka deklaruar se këto zgjedhje kanë dëshmuar paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme.

“Ishte ky “Referendumi i dytë” gjatë këtij viti. Ose Referendum që e rrëzoi referendumin e Albinit dhe Vjosës. Në fakt këto zgjedhje dëshmuan paqëndrueshmërinë e rezultateve nga zgjedhjet e përgjithshme dhe e vunë në dyshim të plotë bazueshmërinë e këtij rezultati”, ka deklaruar Mustafa.

Kandidatët e LDK-së në Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Viti, Istog, Junik dhe Dragash, do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi nuk kanë arritur ta sigurojnë fitoren “me të parën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *