• |
ide | kryesore

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas ndarjes nga Brad Pitt

Paparazzi, Slider



Angelina Jolie ka rrëfyer se humbi veten ndërsa marrëdhënies së saj me Brad Pitt po i vinte fundi. Jolie paraqiti kërkesat për divorc nga aktori në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe gati 12 vitesh së bashku. Në një intervistë, ylli i Hollywood e quajti ndarjen një moment të komplikuar dhe pranoi që: “Nuk po e njohja më veten time.” Ndërkohë Jolie shtoi për revistën franceze Madame Figaro: “Humba veten.” Gjatë ndarjes, 44-vjeçarja tha se ndihej pothuajse e parëndësishme edhe ose nuk ishte e dukshme për të tjerët.

Aktorja shtoi: “Ndjeja një trishtim të thellë. Isha e lënduar.” Gjithashtu edhe Pitt foli hapur për divorcin e tyre pak ditë më parë në një intervistë për New York Times. 55-vjeçari zbuloi se kërkoi ndihmë nga qendrat e alkoolizmit pasi Jolie bëri kërkesën për divorc.

“Hoqa dorë nga pirja,”-tha ai. Aktori rrëfeu se para ndarjes ai pinte alkool dhe marijuanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *