• |
ide | kryesore

Pasi e mohoi, Kylie fotografohet pranë Tygës

Paparazzi, Slider



Prej disa ditësh, kryefjala e mediave është kthyer ndarja e Kylie Jenner me partnerin e saj, Travis Scott.  Travis nuk e shoqëroi Kylie-n në dasmën e Justin Bieber dhe gjatë festës, ajo u pa shumë pranë ish-it të saj, Jaden Smith. Më pas, miliarderja u fotografua duke shkuar në një studio muzikore ku ndodhej një tjetër ish i saji, reperi Tyga. Kylie ishte në një lidhje me Tyga-n para se të njihej me Travis Scott dhe pasi në media qarkulloi lajmi se dyshja ishte takuar, 22-vjeçarja i mohoi këto zëra.

“Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy miqtë e mi në studion në të cilën ndodhej edhe ai.”- shkroi Kylie duke mohuar takimin me Tyga-n.

Mirëpo së fundmi, ajo është fotografuar në një club nate, ku ndodhej sërish shumë pranë ish-it të saj, Tyga-s. Gjithashtu edhe Tyga ndodhej në festë dhe ende nuk dihet nëse janë takuar e ç’ka ndodhur mes tyre.

Megjithatë, të dy s’kanë mundur t’i shpëtojnë syrit të paparacit, megjithëse Kylie mundohej të fshihej pas bodyguard-ëve. Presim një tjetër shpjegim nga Kylie, e cila marrëdhënien me Travis Scott e quajti shoqëri.

“Unë dhe Travis i kemi marrëdhëniet shumë të mira dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti ynë kryesor.”- u shpreh ajo në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *