• |
ide | kryesore

Analiza/ Si zbërthehet JO-ja e Parlamentit holandez dhe ndarja nga Maqedonia?

Kryesore, Lajme

Teksa na ndajnë dhe pak ditë nga mbledhja vendimtare e Këshillit Evropian (17-18 tetor), Parlamenti holandez duket të mos ketë ndryshuar qendrimin refuzues ndaj çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Edhe pas diskutimeve në seancën pleanare të ditës së djeshme, qeveria holandeze vijon ta cilësojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë si një hap si të parakohshëm. Ndonëse, Holanda vlerëson hapat e ndërmarrë, thekson se nevojitet më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lexo më tej:

Holanda: Shqipëria se meriton hapjen e negociatave, por veto nuk është e sigurtë

Gazetari holandez, Rainier Jaarsma (foto poshte), ekspert i çështjeve të Ballkanit, i cili e ka mbuluar prej vjetësh perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, si dy prej vendeve kandidate që janë në pritje të marrjes së dritës së gjelbër për avancimin e afrimit me BE-në, ka komentuar hap pas hapi punimet e djeshme të legjislativit.

Résultat de recherche d'images pour "Rainier Jaarsma"

Pasi ndan fragmentet kryesore nga debate mes parlamentarëve mbi fillimin e mundshëm të negociatave të pranimit, Jaarsma shkruan se si bilanc i qendrimeve të mbajtura, ka një lajm të mirë për Shkupin, ndërsa një lajm i keq për Tiranën. Në lidhje me Shqipërinë, Jaansem shkruan se ministri i Jashtëm, Stef Blok ka vërejtur se vendimi i Bundestag-ut për Shqipërinë është i ngjashëm me qëndrimin holandez, por megjithatë mbetet i ndryshëm. Në këtë kuptim, qeveria holandeze është e hapur për të ndjekur pozicionin e Bundestagut për Maqedoninë e Veriut, por nuk dëshiron të shkojë aq larg sa të fillojë negociatat me Shqipërinë.

 

 

Në interpretimin e Jaarsma, pozicioni i Gjermanisë është i rëndësishëm për holandezët, pasi imponoi kushte shtesë për Shqipërinë përpara Konferencës së parë të aderimit dhe hapjes së çdo kapitulli të “acquies communitaire”.

 

 

Ndërsa përsa i përket Maqedonisë së Veriut, Jaarsma vë në dukje se Holanda pajtohet me vlerësimin e Komisionit Evropian se janë ndërmarrë shumë hapa pozitivë, por thekson nevojën për të miratuar ligjin për SPO (Policinë Speciale), duke mos e etiketuar këtë si një kërkesë të vështirë.

 

 

 

Më tej, Jaarsma i ka kushtuar rëndësi kundërshtimit të partisë së majtë (socialistët) dhe ekstremit të djathtë (PVV), që kërkojnë që bisedimet e negociatave të mos fillojnë me asnjërën nga të dyja vendet, duke dashur të penalizojnë Maqedoninë për rastin “zhvatja” të zbuluar së fundmi. Ndërkohë, të gjelbrit dëshirojnë të ndjekin vendimin e Bundestagut.

 

 

Në konkluzion, gazetari shkruan se Holanda vështirë se nuk do të zbusë qëndrimin e ashpër për Maqedoninë e Veriut, duke treguar gatshmërinë për heqjen e kushteve të mëparshme. (Blok fajëson mosadoptimin e ligjit për SPO-në). Aq më keq paraqitet pozita e vendit tonë, mbi të cilin Holanda nuk pajtohet me aprovimin e kushtëzuar gjerman dhe insiston në një “jo” të fortë.

Megjithatë, vendimi final i qeverisë holandeze pritet të marret pasi votës së Francës më 17-18 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Unionit. Ndërkohë, rryma të nëndheshme informimi kanë qarkulluar pandehmën se një “po” franceze do ta ndryshonte qendrimin e prerë të ekzukutivit holandez, që në atë rast do të unifikonte qëndrimin me dy shtetet kryesore të BE-së në votën e krerëve të shteteve të vendeve anëtare më 18 tetor. ©Lapsi.al

 

8 Comments

    1. po ja qe ai e ka fajin edhe per ket pun. po te zhdukej nga skena politike salehu, do zbythej dhe cerri i vet totalisht i paafte Basha se sdo e pirdhte njeri. keshtu qe do vinte dikush qe di te bej politik dhe nuk eshte i perlyer e i shantazhueshem dhe per dy jave e rrezonte Ramen. Rama me kete opozit behet mbret e perandor.

      1. IKNI E MERRNI RROGAT O KURVA MAVI
        HAHAHAHAHAAAAAAAA ….FAJIN E KA SALIU THONE PUTANAT E KUQE
        ROOOOPT O KURVA E RRACA KURVASH

  1. po ju luftoni njeher krimin tuaj pastaj merruni me tonin. Hollanda eshte shteti me krimin e organizuar me te sofistikuar ne europ. ne roterdam behet nami. keta kujtojn se duke na bllokuar negociatat neve, do ulin nivelin e kriminalitetit ne vendin e tyre. nuk e din keta loqe qe krimi nuk pret as negociatat e as vizat e as antarsimin e shqiperis ne europ. krimi eshte antarsuar me kohe, qe kur u hapen kufijt ne 1990. thjesht racista.

  2. Ti dukesh qe je specialist krimi por ne Holande nuk flet kryeministri me kriminele ne telefon dhe as deputetet sblejne vota me te forte. Ne si popull asnjehere sdo ecim perpara per sa kohe, per cdo gje bejme fajtor te tjeret. Ne te tjeret na e kane fajin se vete jemi qelibar

  3. Se komunistet jane ta paret ne sakrifica e te fundit ne pretendime. Kshu ka thene shoku Enver.
    Nuk e duam ndihmen e imperialisteve.
    Te zgjerojme miqesine me popullin vella jemenas dhe ate venezuelian!
    Ata në grikë të pushkës, ne në grikë të topit!
    Prina Ridhjerje!

  4. Se pari duhet kuptuar qe politikaneve shqiptare nuk iu intereson integrimi, jo per ndonje gje te rendesishme, por thjesht nuk do kene asnje lloj kontrolli. Se dyti duhet ta kiptoni se kushdo mund ta kete fajin (edhe e jema e shoqja te dy djemte, apo qofte edhe nipat e mbesat qe nuk kame lindur emde) por vete KM nuk ka asnje faj. E treta duhet ta kuptoni “po-ne” e Gjermanise qe ka te beje me interesa gjeopolitike, gjeostrategjike dhe tregtare ne nje treg ki gjithmone e me shume po futet Lindja dhe te shpresoni se do te votojne edhe vendet europiane ne te njejten menyre. Perrallat me racizem e “politike te brendshme,nuk vlejme me as per Afriken e Jugut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu