• |
ide | kryesore

San Siro i ri merr një tjetër goditje: banorët kundër projektit, vërshëllehet Scaroni

Sport



Një tjetër problem për Inter e Milan në rrugëtimin drejt stadiumit të ri San Siro. Banorët e komunës 7 të Milano janë reshtuar hapur kundër projektit të dy skuadrave me vërshëllima, parulla polemike, tone të ashpra e kontestime ndaj fjalëve të drejtuesve të dy shoqërive në takimin me qytetarët. “Jo spekullimeve – ka sulmuar një banor -. Duhet ndryshuar regjistër, përndryshe shkoni në Sesto San Giovanni ta ndërtoni “. Takimi, i zhvilluar pranë selisë së Komunës 7 të Milanos, ka nisur si pjesë e përballjes me popullin e Milanos dhe ka pasur si qëllim hyrjen e madhe në diskutimet e të gjitha pritshmërive të dy projekteve të mbetura në garë (Unazat e Milanos dhe Katedralia).

KUNDËRSHTIME DHE VËRSHËLLIMA PËR MILANIN – Për të folur me qytetarët kanë qenë administratori i deleguar i Interit, Alesandro Antonello, dhe presidenti i Milanit, Paolo Scaroni. Është vërshëllyer numri një i kuqezinjve pas një dalje jo të lumtur në lagjen e San Siros dhe sigurisht në një moment jo të lumtur edhe për klubin kuqezi i vënë në mes ndaj shkarkimit të Xhiampaolos dhe zgjedhjes së Stefano Piolit si trajneri i ri. Janë kundërshtuar edhe projektet me kartonat e mbajtur nga komiteti i banorëve të lagjes që i thonë “jo çimentimit” në zonën e San Siros.

SCARONI – “Pse një stadium të ri? Ne të gjithë e adhurojmë Meazza, mos mendoni që nuk e duam. Kam shkuar që fëmijë dhe shkoj edhe tani. Meazza mbetet në zemër dhe është i rëndësishëm për ne. Një ditë më parë po flisja me Maldinin dhe më tregonte se ka luajtur 453 ndeshje, por nuk mund të mos e përqafonte plotësisht projektin e ri. Duam një stadium modern me shërbime që t’i ofrohen tifozëve. Mbi të gjitha mendojmë që për qytetin do të jetë e nevojshme që kjo zonë e qytetit të jetë e gjallëruar gjithmonë, ndërsa nëse shkoni tani do të shihni një zonë të shkretë. Duam një zonë të bukur të qytetit dhe jo vetëm një parkim aktiv në ditët e ndeshjes. Duam një vend në të cilën të vijnë edhe turistët e huaj, me shërbime, muze, bar dhe restorante”.

ANTONELLO PËR AKTUALITETIN E SAN SIROS – “Tre unazat e San Siros nuk kanë lidhje, por po përkulen njëra mbi tjetrën dhe kjo në kohë ka krijuar kufizime dhe çarje. Pesë vjet më parë jemi nisur me një ide të ristrukturimit, më pas kemi menduar së bashku me Milanin dhe kemi arritur në një konkluzion të përbashkët, pasi Meazza nuk ka hapësirat e duhura për t’i dhënë të gjithë tifozëve shërbimet e duhura, për të shijuar një spektakël në stadium. Janë një seri e tërë shërbimesh, sot, që në 1926 nuk ishin të konceptueshme. Ta lëvizësh San Siro është e vështirë, jo e përshtatshme me normativat. Sot janë më shumë se sa 50 mijë tifozë që vijnë në stadium të shohin ndeshjet dhe kanë shërbime të dobëta, si përsa i përket bar-it, ashtu dhe shërbimeve higjenike. Inter dhe Milan kanë studiuar një projekt ristrukturimi, por është një projekt shumë invaziv që parashikon heqjen e unazës së parë, të kullave, të unazës së tretë dhe të rregullimit të çatisë. Pastaj do të nevojitet të ristrukturohet e gjitha. Atëherë duhet të rindërtojmë gjithçka. Kemi dashur t’i përgjigjemi një pyetjeje: Por në mbyllje të këtyre punimeve identiteti i San Siros do të jetë përsëri i njëjti? Përgjigja është jo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *