• |
ide | kryesore

Super League kërcënon UEFA-n për bllokimin e projektit: gati padia për mbi 3 miliardë euro

Sport
Super



Pas fitores para Gjykatës së Drejtësisë dhjetorin e kaluar, Super League ka nisur krijimin e një turneu të ri (pjesërisht të ndryshëm nga ai i shpallur në prill 2021) por jo vetëm kaq. Po, sepse A22, kompania që synon të sfidojë UEFA-n, po shkon edhe më tej. Ata po vlerësojnë nëse do të ngrenë një padi të fortë kundër organizmit më të lartë evropian të futbollit. Kërkesa për dëmshpërblim mund të arrijë në 3.6 miliardë euro. Një shifër shumë e konsiderueshme.

Arsyeja? Vonesa në aplikimin konkret të projektit që u prezantua gati 3 vite më parë, sipas asaj që zbulon Calcio e Finanza. Vonesë që erdhi për shkak të qëndrimit të mbajtur nga UEFA, që besonte se kishte një monopol në sferën organizative të garave të futbollit në Evropë. Huaja e rënë dakord me JP Morgan (nuk u disbursua kurrë), të ardhurat e humbura nga të drejtat televizive, nga reklamat dhe të ardhurat e stadiumit: gjithçka shkoi në tym.

Lexo më tejVideo/ Super League, transmetimi falas: ja si mund të shihen të gjitha ndeshjet me Unify

E sipas Super League, UEFA është absolutisht përgjegjëse për të gjitha këto. Nga këtu ka ardhur synimi për të ngritur padi mbi 3 miliardë euro. Një shifër rekord që do të bëhej dyshifrore nëse projekti nuk do ta shihte kurrë dritën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *