• |
ide | kryesore

Foden u tall me teknikun ‘golfist’, Guardiola nuk e shet as 500 milionë euro

Sport



Phil Foden po fiton besimin e të gjithëve. Talenti 19 vjecar, që me fanellën e Manchester City magjepsi Pep Guardiola, duket se është i përzgjedhuri. Ashtu si bën të ditur The Sun, tekniku spanjoll shuan që në lindje cdo ambicje pretendentësh të mundshëm: “Nuk i kemi ofruar rastsisht një kontratë të re, është lojtari i vetëm që nuk mund të shitet në asnjë rast. As për 500 milionë euro. Phil nuk do të shkojë askund, Phil është City”.

Guardiola sheh tek talenti anglez pasuesin e David Silva, një që tek City ka bërë historinë: “Kur David Silva të largohet, e dimë ekzaktësisht se kush do të jetë magjistari i ri. Është rritur tek ne dhe është i destinuar të jetë brilant. Një gjë është e qartë: Foden ka një vend në skuadrën e parë”. Një lëvizje e shpejtë e teknikut duke qenë se 19 vjecari jo më pak se dy muaj më parë ironizoi spanjollin, në protestë për pak minutat në dispozicion, me fjalët: “Më pe, apo ishe duke luajtur golf”

Manchester City mban shtrënguar xhevahirin e tij për të evituar një tjetër rast Sancho që, pas dy vjetësh me Citizens, u ble nga Borussia Dortmund, duke u bërë një yll i vërtetë në Gjermani. Por fati i Foden duket i shënjuar: të shkëlqejë në Premier League, vetëm me fanellën e City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *