• |
ide | kryesore

Arrestimet te Unaza e Re, PD: Të ndalet dhuna policore

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimeve të disa banorëve të “Unazës së Re”, të cilët protestuan edhe sot pasdite duke bllokuar rrugën, duke kundërshtuar projektin që prej shtëpitë e tyre.

Policia ndërhyri gjatë orëve të mbrëmjes, pasi protesta ishte shpërndarë, duke arrestuar 5 banorë. Mes të arrestuarve është edhe një punonjës i medias, operatori i Shijak Tv, i cili po filmonte shoqërimet nga policia. Lidhur me atë që po ndodh atje, Partia Demokratike ka kërkuar përmes një deklarate që ndalet menjëherë dhuna policore.

“Partia Demokratike kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore ndaj banorëve të Unazës së Re, ndalimin e menjëhershëm të arrestimeve të paligjshme që po u bëhen burrave dhe grave të Unazës, që mbrojnë shtëpitë e fëmijëve të tyre nga babëzia e një Qeveria çnjerëzore.

Banorët e Unazës së Re nuk kanë kryer asnjë krim. Ata nuk janë vrasës, trafikantë droge apo hajdutë të pasurive publike. Ata janë njerëz të lirë, që me dinjitet dhe vendosmëri ushtrojnë një të drejtë themelore – të drejtën e tubimit paqësor” – thuhet në deklaratën e PD. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *