• |
ide | kryesore

Tjetër ngjarje tronditëse në Kavajë, parandalohet një tentativë vrasjeje

Lajme, Të fundit



Vetëm 24 orë pas ngjarjes që tronditi qytetin e Kavajës, ku si pasojë e një përshkallëzimit të një konflikti, numërohet një i vdekur dhe një i plagosur, është parandaluar një tentativë për vrasje.

Nga njoftimi paraprak i Policisë, mësohet se një 64-vjeçar, shtetasi me iniciale D.F., ka kanosur dhe ka tentuar që të godasë me sëpatë një 68-vjeçar, shtetasin me iniciale M.K.

64-vjeçari është neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës sëpatë.

Materialet në ngarkim të të ndaluarit iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI

Kanos një shtetas dhe tenton ta godasë me sëpatë, falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë neutralizohet dhe arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës sëpatë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin:

– D. F., 64 vjeç, banues në Golem, Kavajë.

Në Golem, ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *