• |
ide | kryesore

F1/ Në Japoni, samurai është Bottas: Mercedes përsëri kampion

F1, Sport



Valtteri Bottas ka triumfuar në GP të Japonisë, duke marrë suksesin e tretë sezonal në Botërorin e Formula 1. Finlandezi ka shfrytëzuar një nisje fantastike e një ngatërresë të dyfishtë të pilotëve të Ferrari, që niseshin nga radha e parë, për të rrënbyer një fitore që i mungonte prej 12 GP. Vendi i tretë i Hamilton i ka dhuruar Mercedes titullin e gjashtë radhazi për kostruktorë. Vettel mbrojti vendin e dytë, për të mos lejuar dopietën e skuderisë gjermane, ndërsa Leclerc e mbylli i 6°.

Për Bottas është e diela e rikthimit. Finlandezi, falë mbi të gjitha një nisje të jashtëzakonshme, gjeti suksesin që i mungonte që nga GP i Azerbaixhan dhe u kthye më në fund të vendoste rrotat përpara shokut të skuadrës. Lewis, nga ana e tij, është kënaqur me vendin e tretë, duke iu bindur urdhërit për të kryer pit stopin e dytë që i hapi rrugën shokut të tij. Një reziltat që maksimumi mund të zgjasë pak pritjen për fitoren e një Botërori tashmë të sigurtë (+ 64 nga Bottas 4 gara nga fundi). Ndërkohë, për Mercedes erdhi titulli i gjashtë për konstruktorë radhazi, si provë për dominimin total e të padiskutueshëm që kur janë përfshirë propulsorët turbo-hibridë në 2014.

Gara e makinave Ferrari, në fakt, u kompromentua në nisje: Vettel pësoi një “jump start” të lehtë, u kalua nga Bottas (nisej nga vendi i tretë) e pastaj u fal nga komisarët, që zgjodhën të mos e dënojnë nisjen false. Gjermani rezistoi pastaj në finale ndaj sulmeve të Hamilton, duke mbrojtur një vend të dytë që megjithatë ka shije të hidhur. Leclerc në anën tjetër u përfshi në një incident në kthesën 1 me Red Bull të Verstappen (që u detyruar të tërhiqej), dëmtoi krahun e jashtëm dhe u detyrua të futej në boks, duke e parë vetën në ndjekje të të gjithë grupit dhe me tre ndalesa për të bërë. Leclerc është tashmë nën hetim për episodin e shkaktuar. Me pak fjalë, Seb e Charles cuan dëm një vijë të parë të fituar në kualifikuese , duke zhvilluar një garë për tu harruar për skuderinë e Maranello.

Telashet e Ferrari kanë bërë të buzëqeshë Alex Albon, që e ka mbyllur në vendin e katërt duke marrë rezultatin më të mirë të karrierës, në garën e tij të pestë si pilot i Red Bull. Në vendin e 5° u pozicionua Carlos Sainz, me McLaren, duke lënë pas Gasly, në vendin e gjashtë të klasifikimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *