• |
ide | kryesore

Aksident ne Elbasan, 4 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan është përplasur me mjetin tip “Cintroen”.

Për pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit “Cintroen” dhe tre pasagjerët e mjetit “Benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *