• |
ide | kryesore

Dramë në grupin F: Spanja i shpëton humbjes në fund, Norvegjia i bën nderin Suedisë

F1, Sport



Surpriza dhe emocione në mbrëmjen e kualifikueseve ku drama më e madhe është luajtur në Grupin F aty ku tre skuadra luftojnë për një vend të lirë për të shkuar në Euro 2020. Zvirca futet në lojë duke mposhtur Irlandën kryesuese, ndërsa Italia i jep një shuplakë edukative Lichtenstein.

Në Grupin D komplikohen punët për Irlandën. Kryesuesit e grupit u dorëzuan në Zvicër 2-0, duke qenë tashmë më pak të favorizuarit, në kohën kur Danimarka me 12 pikë, po aq sa Irlanda, e Zvicra që e ndjek me një pikë më pak, kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Fitore statistikore për Gjeorgjinë, që imponohet 2-3 në Gjibraltar.

Grupi F luan skenën më drithëruese me dy ndeshje me fate të ndërlidhura. Suedia priste Spanjën e kualifikuar, ndërsa Rumania vikingët norvegjezë, që kërkonin fitoren për tu futur në lojë. Në Suedi iberikët u vënë përballë një presingu asfiksues dhe pas golit të Berg në pjesën e dytë, u duk se Spanja do të pësonte humbjen e parë. Nuk mendoi kështu Rodrigo që në minutën e dytë shtesë barazoi rezultatin, duke i hequr kështu shansin Suedisë të shkonte në përballjen direkte me Rumanin në raundin e ardhshëm me një pikë më shumë. Por atë që i hoqi Spanja, suedezëve ia dha Norvegjia që barazoi po në shtesë me Soerloth.

Fitore e thjeshtë për Izraelin në Grupin G, përballë Letonisë. Dy herë Dabbur dhe Zahawi i kanë dhënë fitoren Izraelit, që ngjitet tashmë në kuotën e 11 pikëve, i parafundit, por me pikë të barabarta me Maqedoninë e Veriut në vendin e tretë.

Italia e kualifikuar, nuk bën kompromis dhe mbetet me pikë të plota pas shuplakës që i dha Lichtenstein. 0-5 imponohet skuadra e Mancinit, që ndiqet tashmë nga Finlanda, që shkatërroi 3-0 Armeninë. 15 pikë për finlandezët, që duket se e siguruan kualifikimin, pas fitores së Greqisë përballë Bosnjes 2-1 në derbin e Ballkanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *