• |
ide | kryesore

Shkrumbohet një makinë në autostradën Durrës-Tiranë, Policia jep detajet

Lajme, Të fundit



Një automjet i llojit “Benz” është djegur gjatë mbrëmjes së kaluar në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga informacioni paraprak i komunikuar nga Policia, mësohet se automjeti është në pronësi të personit me iniciale P.Z., banues në Tiranë.

Gjithashtu, bëhet me dije se makina ishte denoncuar e vjedhur më datë 23 shtator nga vetë zotëruesi.

Grupi hetimor po vijon me punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *