• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës (FOTO)

Lajme



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Vorës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet i ditur por mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë.

Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detaje të reja mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lapsi.al sjell një foto nga vendi i ngjarjes, ku sikundër shihet dëmet materiale janë të konsiderueshme pasi përplasja ka qenë  e fortë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *