• |
ide | kryesore

Nuk kishte kaluar vetting-un, dorëhiqet kryetarja e Gjykatës së Durrësit

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte që prej korrikut të vitit 2013. Dorëheqja është komunikuar mëngjesin e sotëm nga vetë Qeleshi, e cila theksoi se ka zgjedhur të vijojë karrierën në sektorin privat.

Kërkesa e gjyqtares për t’u larguar nga detyra është pranuar nga Kolegji i Lartë Gjyqësor.

Qeleshi nuk i ishte nënshtruar ende procesit të vetting-ut. Çështja e fundit kur Qeleshi u diskutua në publik ishte rasti i dhënies së mandatit kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos.

Një vit më parë KLD ka rrëzoi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për të shkartuar nga detyra Qeleshin, për shkak të një vendimi të dhënë lidhur me pronësinë e 45 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit, e cila u bë shkak për dhunimin dhe largimin nga Shqipëria të biznesmenit libanez, Fadi Mitri.

Ky i fundit, me anë të kompanisë “Omnix” kishte planifikuar të ndërtonte një kompleks gjigant turistik me vlerë 450 milionë dollarë. ©Lapsi.al



4 Comments

  1. Kjo ka qene vetem per ndonje film porno se vendinet e komanduara i ka vulosur me b jo me tru. Ti shihen pasurite

  2. Avokatja e damir fazllicit mikut te madh te salihut dhe familjes berisha,qe merte pjese dhe ne komisionin e sigurise ne kryeministri,te tjerat I keni thene ne lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *