• |
ide | kryesore

Vidhet banesa e biznesmenit në Elbasan

Lajme, Të fundit



Banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit, Lutfi Bici, ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Mësohet se në banesën e tij, e cila ndodhet në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan, janë marrë rreth 2 milionë lekë të reja. Në banesë nuk ka pasur familjarë në momentin e ngjarjes.

Kjo është vjedhja e dytë e një banese brenda pak ditësh, pasi rreth dy javë më parë, u vodh edhe banesa e pronarit të autoshkollës, Shaqo Karafili, ku u mor pothuajse e njëjta vlerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *