• |
ide | kryesore

Kylie dhe Drake fotografohet sëbashku në ditëlindjen e rreperit

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes nga Travis Scott, Kylie Jenner është zyrtarisht në tregun e beqareve. Dhe që thoni ju, 22-vjeçarja mund të ketë vëmendjen e dikujt tjetër tani. Ylli i reality show-t është parë shumë pranë reperit Drake në ditëlindjen e këtij të fundit të mërkurën në mbrëmje, thanë burimet për “Us Weekly”.

“Ajo kaloi shumicën e kohës pranë Drake dhe miqve të tij. Kylie këndonte këngët e tij dhe kërcente me miqtë e saj, ndërsa ishte pranë Drake, por ata nuk po vallëzonin së bashku. Megjithatë ata dukeshin se kishin një lloj tërheqjeje ndaj njëri-tjetrit”.

 

Ata madje u afruan dhe shkëmbyen disa batutua me njëri-tjetrin duke qeshur!

Dyshja dukej shumë rehat teksa bisedonte dhe Kylie ishte tepër në humor. Dukej sikur ajo po jetonte kohën më të mirë tani që është sërish single.

Një romancë Drake-Kylie është në pritje, megjithëse nuk e dimë nëse do të ketë bekimin e familjes duke pasur parasysh zënkën mes Drake dhe Kanye West.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *