• |
ide | kryesore

E akuzojnë për simulim, reagon Dybala: “Shihni kaviljen time”

Sport



Paulo Dybala i përgjigjet provokacioneve në rrjetet sociale e kalon në kundërsulm, me të njëjtin stil si përmbysi Lokomotivën e Moskës në Champions, apo shënoi kundër Lecce. Argjentinasi është përgjigjur në Tëitter, atyre që e akuzonin për simulim në sfidën e një ditë më parë: “Duke parë se qenkeni shumë që shqetësoheni për kaviljen time, ju ftoj personalisht ta shihni sa herë të doni. Përqafime të gjithëve”.

Sigurisht që në qendër të akuzave të tifozëve ishte aksioni në të cilin Dybala u rrëzua duke bërtitur nga dhimbja pas një kontakti të lehtë me Rossettini. Në realitet, duhet fokusuar lojtari tjetër i Lecce, Tachtsidis, që me këmbën e djathtë shkel kaviljen e majtë të kundërshtarit, situatë që e bëri Joya-n të reagojë me një postim të pazakontë për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *