• |
ide | kryesore

Video/ Flak shiritin dhe ironizon tifozët: “Q****i”, Xhaka e ekzagjeron gjatë zëvendësimit

Sport, Video



Nuk është kohë e mirë për Arsenal, por nuk është gjithashtu momenti më i mirë për Granit Xhakën, kapitenin kontrovers të Gunners, që gjithnjë e më shumë është në thyerje të mardhënieve me tifozët në Emirates, sidomos pas ngjarjeve të sotme, në sfidën e barazuar 2-2 kundër Crystal Palace.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës u thirr për zëvendësim nga Unai Emery në minutën e 61, por reagimi i Xhakës vetëm i një kapiteni nuk ishte. Ndoshta i bezdisur nga fërshëllimat gjatë gjithë ndeshjes, por kur pa numrin e tij në tabelën e zëvendësimit Xhaka nuk e fshehu mosaprovimin, duke flakur përtokë shiritin e kapitenit, duke ironizuar edhe tifozët që e fërshëllenin, e duke i bërë shenjë me dorë të përpiqeshin më shumë, ndërsa në fund i thotë “q****i”.

Xhaka i nervozuar nuk qendron në stol dhe shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes dhe duket se marrëdhënia e tij me tifozët është prishur krejtësisht, me një pjesë të mirë të tyre që kontestojnë edhe shiritn e kapitenit, duke mos e konsideruar të denjë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *