• |
ide | kryesore

Pesë humbje në nëntë javë: Champions duket larg për Milan

Sport



Pika e kthesës sezonale për Milan nuk ka ardhur as ndaj Romës, përkundrazi dje në “Olimpico” kuqezinjtë kanë humbur dhe janë fundosur kështu në -7 pikë nga vendi i katërt i Napolit. Të flasësh tani për Champions është mbi të gjitha një utopi, kriza milaniste vazhdon dhe janë tashmë pesë humbje në nëntë javët e para të kampionatit. Giampaolo nuk ishte problemi i vërtetë i Milan dhe Pioli nuk ka shkopin magjik.

HAP MBRAPA – Një humbje në kryeqytet që nuk ka lënë shijë të mirë, edhe tek trajneri, që sipas Corriere della Sera, ka folur për një hap prapa të skuadrës së tij pas paraqitjes së mirë ndaj Lecce: “Kemi bërë një hap pas, ka shumë për të punuar: jam i bindur që skuadra ka cilësi, por në nivelin teknik kemi bërë shumë pak”. Fitorja e verdhekuqve ka qenë e merituar, madje nëse nuk do të kishte qenë Donnarumma humbja do të kishte qenë edhe më e thellë.

KRIZË PA MBARIM – Milan kthehet kështu me zero pikë në xhep, por të paktën me vetëdijen që rruga për të dalë nga kriza është ende e gjatë dhe në ngjitje. Hapi prapa, krahasuar me një javë më parë, është bërë tashmë i dukshëm: Pioli do të duhet të punojë shumë dhe do të duhet ta bëjë me shpejtësi, sepse renditja nis të jetë më shumë se sa shqetësuese. Të enjten kuqezinjtë kthehen menjëherë në fushë dhe është e paevitueshme që ndaj Spal, në San Siro, fitorja duhet të vijë me çdo kusht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *