• |
ide | kryesore

Shtyn asistentin, Fiorentina rrezikon të humbasë Ribery për maksimumin e dënimit

Sport



Nervozizmi në kampin e Fiorentinës për epilogun e ndeshjes kundër Lazio rrezikon të privojë teknikun Montella nga një pedinë vendimtare në javët e ardhshme: Franck Ribery rrezikon një stuhi të vërtetë për kartonin e kuq të marrë pas përfundimit të ndeshjes, për shkak të një shtyrje ndaj asistentit të ndeshjes Passeri, fajtor, sipas francezit, se nuk sinjalizoi një faull ndaj Sottil në aksionin që solli golin e 2-1 të Immobile. Ribery mund të ndalohet për katër ndeshje.

Relacioni i arbitrit Guida ka qenë i qartë: ish-lojtari i Bayern Mynih (nervoz me Montella që pas zëvendësimit) ka marrë një karton të kuq në minutën e 97′, minuta e fundit e ndeshjes, për një shtyrje të bërë ndaj arbitrit anësor. Një gjest që francezi rrezikon ta paguajë shtrenjtë nga Gjykatësi Sportiv.

Polemikat nuk ndalen me kaq sepse ai që ka ngritur dozat është presidenti viola Rocco Commisso: “Besoj se ajo që ndodhi dje është pak skandaloze, i shkreti Ribery bëri dicka të gabuar edhe pse ndoshta ka të drejtë, por gjithcka nisi nga një faull që nuk u fërshëllye. Përse arbitri nuk shkoi të kontrollonte VAR?”. Duke u kthyer tek kartoni i kuq i lojtarit më përfaqësues të skuadrës, presidente i Fiorentinës është shprehur: “Nëse do të skualifikohet do të bëjmë dicka. Lojtarët duhet të respektojnë rregullat, por edhe arbitrat duhet të jenë në lartësinë e duhur” ka thënë ai për Radio Anch’io Sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *