• |
ide | kryesore

Vargje kërcënuese ndaj Ivanka-s, Eminem merret në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan

Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Eminem është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret amerikan, për shkak të disa vargjeve të tij të konsideruara “të dhunshme”, që kanë lidhje me vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump.

Eminem publikoi në 2017-ën një këngë të titulluar “Framed” , ku ndër të tjera shprehet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?” Ai më pas e quan atë një “bjonde e vogël budallaqe” dhe thotë se atë e hodhën në një pellg.

Kënga tjetër në shqyrtim, “The Storm”, është një sulm i vërtetë kundër presidentit amerikan. Ai nënvizon se si Trump nxit urrejtjen mes njerëzve dhe përpiqet të shpërqendrojë amerikanët nga çështje të rëndësishme, siç është tregtia e armëve, duke sjellë vëmendjen në tema joserioze dhe sekondare. Mediat e huaja shkruajnë se agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim tjetër.



2 Comments

  1. po kete e qiu ne bythe dr.dre i cili shkaktoi revolt popullore e ky na flet per moral. ik o loqe terhiqu nga muzika se ke fillu rrotullohesh rreth vetes.

  2. po kete e qiu ne bythe dr.dre i cili shkaktoi revolt popullore e ky na flet per moral. ik o loqe terhiqu nga muzika se ke fillu rrotullohesh rreth vetes. apo harrova jemi te lapsi, rroft e majta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *