• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë/ Shkon në dy numri i viktimave në Lushnje

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkon ne dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë ka ndodhi mbreme në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.

Policia ben me dije se sot ka nderruar jete edhe nje nga te plagosurit.

“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç”- njofton policia.

Nderkohe qe shtetasi A.D, 16 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës ne Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht te plagosurit u derguan ne spitalin e Lushnjes. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal. Perplasja ka qene tragjike per dy te rinjte, njeri prej te cileve humbi jeten ne vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *