• |
ide | kryesore

Aksidenti tragjik në Durrës/ Hetimet nxjerrin fajtor viktimën, Gjykata jep vendimin për dy shoferët

Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka lënë në burg me afat 20 ditë Ferdinant Torozin dhe ka vendosur masën “detyrim paraqitje” ndaj Petrit Topallit, të arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas aksidentit për vdekje të 25-vjeçarit Ramazan Bata, në Durrës.

Sipas organit të gjykimit, ngjarja ku mbeti viktimë Bata është pa autor.

Fillimisht, i riu i cili po ngiste një motor pasi punonte si një shpërndarës picash, është përplasur nga autobusi me shofer Topallin, 49 vjeç, banues në Krujë, ndërsa më pas trupi i tij është marrë zvarrë për disa metra nën furgonin e drejtuar nga Torozi, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se viktima ka qenë vetë fajtor për shkaktimin e aksidentit.

Në orët e para pas ngjarjes të së shtunës mbrëma, u raportua se kishim të bënim me një vrasje, për arsye se Policia evidentoi se viktima kishte shenja dhune në trup. Por, në një njoftim të mëpasshëm, Policia shpjegoi se bëhej fjalë për një aksident. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *