• |
ide | kryesore

Sot në Uashington vendoset fati i Yuri Kim, ambasadores së re në Tiranë

-Instant, Arkiva, Të fundit



Senati amerikan do të vendosë sot nëse Yuri Kim do të jetë ambasadorja e re e SHBA në Tiranë. Lajmi për zhvillimin e seancës dëgjimore me Yuri Kim që do të  jetë në 14:30 me orën tonë është publikuar në faqen zyrtare të Senatit.

Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht Ambasada Amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë  Leyla Moses Ones.

Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara. Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke. Për të ardhur përfundimisht si ambasadore në Shqipëri, ajo duhet të konfirmohet nga senati.

©Lapsi.al



4 Comments

  1. Ambasadores se re? E re fringo? Brand new? hahahahah
    Kemi 2 vjet pa ambasador dhe po rrime dhe ca, me terezi….

  2. Pse nuk permendni faktin,qe kjo KIMI na qenka edhe punonjese e zjarrfikseve,shikoni sfondin e fotos,si dhe veshjen anti plumb-zjarr ,qe ka veshur.Dhe nje pyetje,po gjuhen e nepalit dhe te fisit Gurullsemjaren,a e flet kjo ambasadorja e re fringo?

  3. Cdo 3 muaj i njejti lajm. Nuk po flem dot pa ameriken. Na eshte fute neper krevate me zi se rama. Bota me e mire pa ta.

  4. Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht Ambasada Amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë Leyla Moses Ones.

    Ambasada nuk ka drejtues, por aktualisht drejtohet nga Zv. Ambasadorja….

    Gazetaaarrrrr… ik ne shkolle…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *