• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia në shtesën e fundit kthen Juventus në krye të Serie A: romanet bëjnë nga katër gola

F1, Sport, Video



Mesjavë emocionuese në Serie A, me Juventus që i është përgjigjur me 24 orë vonesë Inter, por sahumë vuajtje për tu kthyer në krye të klasifikimit. Bardhezinjtë e Sarri janë imponuar në shtëpi kundër Genoa 2-1, vetëm me një 11 metërsh në minutën e 93′, të shëndërruar në gol nga Cristiano Ronaldo. Romanet bëjnë nga katër gola secila, Cagliari përmbys Bologna, ndërsa Napoli bllokohet në shtëpi nga Atalanta.

Në dy minuta, e tashmja dhe e ardhmja e Juventus ndryshuan radikalisht. Në kohët shtesë, pas një ndeshje në hije, episodi i dyfishtë me Ronaldo protagonist, erdhën rastet që do të krijojnë polemika: fillimisht një gol i anulluar për pozicion jashtë loje, pastaj penalltia e fituar dhe transformuar në frymën e fundit nga CR7. Përfundoi 2-1 për kampionët e Italisë që mbeten në krye të Serie A me 26 pikë (të Bonucci e Kouamè golat e tjerë), në përfundim të një ndeshje, në të cilën Genoa e vuri në vështirësi skuadrën e Sarri, me të dy formacionet që e mbyllën me 10 lojtarë pas kartonave të kuq të Cassatta (51) dhe Rabiot (87).

Humbet akoma terren ndaj kryesuesve Napoli që bllokohet 2-2 në San Paolo nga Atalanta. Dy herë në avantazh skuadra e Ancelotti nuk ka mundur të ruajë fitoren e arritur nga bergamaskët, që mbajnë vendin e tretë me 21 pikë, të ndjekur nga Lazio e Roma me respektivisht 19 dhe 18 pikë. Dy skuadrat e kryeqytetit bënë praktikisht të njëjtin rezultat, vetëm se bardhekaltrit e Inzaghit shënuan 4-0 ndaj Torinos në Olimpico, ndërsa Roma në transfertë me Udinese.

ITALY – SERIE A
Napoli 2 – 2 Atalanta
Cagliari 3 – 2 Bologna
Juventus 2 – 1 Genoa
Lazio 4 – 0 Torino
Sampdoria 1 – 1 Lecce
Sassuolo 1 – 2 Fiorentina
Udinese 0 – 4 Roma



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *