• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e parakohshme/ Basha thirrje PS-së: Reflektim sa nuk është vonë

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike.

Në një dalje për mediat pas një takimi të zhviluar me raportuesit e Këshillit të Evropës, Basha i bëri thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë. Sipas liderit të opozitës joparlamentare, vendi është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme menjëherë pas kalimit të Reformës Zgjedhore, që do të mund të garantonte kushtet për zgjedhje të lira.

“Kjo nuk është një çështje mendimi apo dëshire, është një çështje vullneti e të gjitha palëve. Ne kemi hartuar planin me 5 pika për Reformën Zgjedhore, me të garantuar kushtet për zgjedhjet e lira për shqiptarët, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Është qëndrimi i një shumice absolute që do që qeverisja e vendit të ndryshojë. Kjo qeveri ka dështime të njëpasnjëshme që i paguajnë shqiptarët, është koha që dhe pala tjetër ta kuptojë se nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu, pasi po punon kundër shqiptarëve”, tha kryedemokrati.

Basha shtoi se situatës në Shqipëri, ku ligji zbatohet me dy standarte, duhet t’i vijë fundi, duke shprehur gatishmërinë e PD-së për sigurimin e të gjithë instrumentave që mundësojnë ecjen para. “Është koha për të marrë vendimin e duhur për vendin, për të vendosur interesin e vendit mbi interesat politike. Nuk mund të vazhdojë më gjatë kështu. Sot është e rëndësishme se përse nuk zbatohet ligji, pse mbahen në dorë Babani apo Kajmaku i Vorës. Në Shqipëri nuk ka shtet ligjor. Ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Një nënë keqtrajtohet, ndërsa pushtetarët e kapur në afera korruptive nuk iu hyn gjemb në këmbë. Kjo situatë duhet të marrë fund. Jemi të hapur për të gjithë instrumentet që garantojnë ecjen përpara“- përmbylli kryetari i PD-së.

 



5 Comments

  1. Ik o Luleshtrydh se na cave karin me keto teorite e tua idiote. Te ishte Sala do ta kishte rrezuar 20 here drogaxhiun, por ti me sa shof ke bere pazar ose ske bythe

  2. O byroist po salihun e rrezoje rama,o loqe qe nuk u poqe,ti qenke salihist I thekur,por remzi hoxha dhe izet haxhia e kane bere si nje qen I vaksinuar

  3. Ik e pi ilacet lale se qenke rendu, dhe ben mire te fillosh ndonje shkolle nate te permiresosh pak gramatiken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *