• |
ide | kryesore

“Furtunë” në Dogana/ Drejtori i Përgjithshëm dorëhiqet 7 muaj pasi mori detyrën

Lajme, Të fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, ka dhënë dorëheqjen vetëm 7 muaj pasi mari detyrën.

Mësohet se në vend të Gjokutajt është caktuar të emërohet Gjon Bardhi, i cili deri më tani mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.

Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Gjokutajt, por mendohet se largimi i tij është i motivuar nga të dhënat e 9 mujorit të vitit 2019 për treguesit fiskalë, publikuar nga Ministria e Financave, ku rezulton se ka një mosrealizim prej 4% të planit të Doganave, që përkthehet në një vlerë prej gati 5 miliardë lekësh.

Largimi i Gjokutajt vjen në një kohë kur Policia e Shtetit ka nisur një sërë operacionesh kontrolli në portet dhe doganat e vendit. Jo më larg se dy ditë më parë, 200 policë mësynë në ambientet e Doganës së Tiranës, nga ku u shoqëruan 7 persona, mes tyre edhe punonjës të pikës së kontrollit. ©Lapsi.al

1 Comment

  1. Arlind Gjokutaj nji nga drejtuesit me te mire dhe me nje staf profesionishtesh qe e rrethonte.Ne kontrollet e ushtruara nga policia ne porto edhe ne vore nuk eshte shoqeruar asnje person ne lidhje me veprimtari te paligjshme qe lidhet me doganen, shumica e te shoqeruarve jane per karta identiteti te cilet u liruan brenda dites dhe ne keto momente nuk ka asnje te shoqeruar nga te dy operacionet.Cdo lajm eshte fals

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu