• |
ide | kryesore

Milan pa oksigjen, Pioli si Giampaolo: ja shifrat e krizës kuqezi

Sport



Numrat certifikojnë krizën: 13 pikë në 11 javë, kurrë kaq keq prej 78 vjetësh. Pak më shumë se një pikë mesatarsisht për ndeshje, që do të thotë ritëm për mbijetesë. Milan nuk sheh ende dritë në fund të tunelit, edhe pse në horizont janë Juventus e Napoli. Kjo është ajo që shqetëson gjithë ambjentin kuqezi, sepse mundësia për të mbetur pa pikë në dy javët e ardhshme duket shumë e lartë. Pengesa të vështira për një skuadër pak të vendosur e impresionuese.

Champions? Të parët që nuk e besojnë janë vetë lojtarët. Pretendimet e Pioli në vigjilje të ndeshjes me Lazio përfunduan në kosh, më mirë të ruhen nga krahët. Në San Siro kundër bardhekaltërve janë shfaqur të gjithë limitet karakteriale e teknike të organikës kuqezi. Nuk ishte një ndeshje e keqe, por ishte gjithnjë ndjesia se ishin pak të rrezikshëm me topin ndër këmbë. Milan i Pioli krijon dicka më tepër në krahasim me atë të Giampaolo, por akoma varet nga individualitetet. Ndodh që nxirret Paquetà para portës, por pastaj nuk mund të gabohen ato raste. Edhe për arsye se tani mbrojtja vuan dhe pëson më shumë se më parë. Një problem kualiteti por edhe mentaliteti.

U panë gabimet e zakonshme individuale, por edhe të repartit. Duarte humbi kohën ndaj Immobile në rastin e 1-0, pastaj të gjithë gabuan leximin e aksionit të 2-1 të Correa. Gabime që kuqezinjtë po e paguajnë me cmim të shtrenjtë. Rruga është gjithnjë në ngjitje, më e përpjetë se kurrë. Malore në Torino kundër bardhezinjve e jo më pak me Napolin. Milan është me mungesë të dukshme oksigjeni dhe Pioli e ka të vëshitrë ta rigjallërojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *