• |
ide | kryesore

Revolucion në Serie A: zëvendësimet në fushë shpejt do të jenë pesë

Sport



Freskia fizikë ndihmon skuadrat të performojnë edhe më mirë, për një cilësi më të lartë sportive. Kjo është idea që po e bind gjithnjë e më shumë Federatën Italiane të Futbollit të mendojë një aplikim innovator: zëvendësimin e pestë. Në të ardhmen në fakt në Serie A trajnerët mund të kenë mundësinë të kryejnë pesë zëvendësime, në vend të tre, gjatë një ndeshje futbolli. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës, Gabriele Gravina, që ka saktësuar se i ka dërguar Ifab, organit ndërkombëtar që ka fuqinë të stabilizojë cfarëdo modifikimi e inovacioni të rregullave të lojës së futbollit në nivel ndërkombëtare e kombëtar, “kërkesën për të mundur të ndryshojë numrin e lejuar, si në Serie C, edhe në kampionatin e Serie A”.

Diferenca thelbësore është se për nivelin e tretë të futbollit Federata mund të vendosin në mënyrë autonome, ndërsa për kampionatin kryesor duhet kaluar medoemos përmes Ifab.

Pesë zëvendësimet do të ishin një inovacion botëror, për të cilën për momentin insistojnë mbi të gjitha klubet, që do të kishin mundësinë të përdornin më shumë lojtarë të organikës në dispozicion, por mundësitë që kërkesa të pranohet, nuk është se janë të mëdha. Në cdo rast, kohët nuk do të jenë të shkurtra, sepse duket krejt e pamundur që revolucioni të nisë nga sezoni i ardhshëm, por Ifab mund të vendosë pozitivisht për një lloj eksperimentimi në Itali të rregullit (pak a shumë si veproi me përfshirjen e Var).

Duhet përmendur që edhe nëse aprovohet rregulli i pesë zëvndësimeve, momentet në dispozicion të teknikëve për ti kryer mbeten tre. Kjo për të evituar ndalesën e tepruar të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *