• |
ide | kryesore

Fjalët e fundit të Andit, shoferit të prokurorit që s’i mbushi dot 24 vjeç

-Instant, Të fundit

Askush nuk besoi se Andi Maloku do të vdiste. Jo vetëm për faktin se ai ishte tepër i ri, në 30 nëntor mbushte 24 vjeç, por edhe sepse përkohësisht gjendja e tij u duk sikur u përmirësuaa. Kur ai tha fjalët e fundit përpara se të mbyllte sytë: “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, frika më e madhe ishte se mund të mbetej invalid, pas atentatit që u bë në shkozet, ku ai mbeti i plagosur nga plumbat që i drejtoheshin prokurorit Ndoja të cilit i shërbente si shofer.

Lexo me tej:

(FOTO) Ndërroi jetë pas atentatit në makinën e prokurorit, kush ishte shoferi Andi Maloku

Mbrëmjen e së mërkurës, ai kishte dalë nga reanimacioni dhe ishte shtruar në pavijon.  Ndërsa dje gjendja e Andi Malokut është përkeqësuar. Burime nga Spitali i Traumës thanë se 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe menjëherë është dërguar në reanimacion, ku është mbajtur për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan se përkeqësimi që i mori jetën erdhi pasi plumbat i kishin dëmtuar të dyja anët e mushkërive dhe dyshohet se për këtë arsye kanë nisur edhe komplikacionet pasditen e djeshme. “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjtë!”, këto kanë qenë fjalët e fundit në spital të 24-vjeçarit, teksa po e dërgonin për të kryer një skaner.

kishte qenë dikur efektiv Policie në Krujë, por, në fakt, Andi Maloku nuk kishte punuar asnjë ditë në Polici. Kishte zgjedhur të punonte si shofer i prokurorit Ndoja, me një rrogë modeste 30 mijë lekë të rinj, punë që për të rezultoi fatale.

3 Comments

  1. Do tja u bej Zoti zi e me zi. Shtazet vetem le te marin fryme dhe te presin…. heret apo vone atyre apo pjellave te tyre.. nuk kane shpetim. E cduhen leket harram te tyre????????!!!!!! Nuk vlejne.

  2. ky eshte nje si seicili nga ne me nje Ndoj te korruptiuar qe do tua hedhi mafiozeve qe e kontrollojne po kete Ndoj. Misherimi i gjithcka ndodh ne Shqiperi.

  3. Si ka mundesi qe e hajne gjithmone te pafajshmit? Beni gati valixhet njerez perpara se te na kape ndonje plumb qorr. Ketu nuk jetohet “alla mexico”. U prehte ne paqe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu