• |
ide | kryesore

FOTO/ Kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit Ndoja

Lajme, Të fundit



Disa persona kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve këtë të premte pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Ata kanë ndaluar me dy makina, kanë nxjerrë një dash dhe e kanë therur në mes të autostradës Durrës-Tiranë pranë vendit ku ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Siç duket edhe nga fotot që boton portali Durrëslajm ata janë familjarë me njëri-tjetrin pasi dy prej tyre janë një çift pleqsh dhe një tjetër është fëmijë.

Vendi sigurisht që është i papërshtatshëm për therjen e bagëtive, por ndoshta mund të lidhet me atentatin. Therja e kurbanit bëhet nga besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, por edhe në raste të tjera, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe.

Në këtë vend, më 1 nëntor, iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, që po udhëtonte në makinë me Aleksandër Lahon i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut dhe shoferin Andi Maloku. Nga atentati, humbi jetën pas disa ditësh në spital shoferi Andi Maloku, ndërsa prokurori Ndoja dhe Rrumi i Shijakut ndodhen jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *