• |
ide | kryesore

Tifozët e Marseille sulmojnë me gurë autobusin e Lyon: “Na ngritën një pritë”

Sport



Momenti i keq për Lyon vazhdon. Klasifikimi i skuadrës së Rudi Garcia është përkeqësuar pas mbrëmjes në Velodrome: Marseille ka fituar 2-1 me 10 lojtarë, Lyon ka humbur ndeshjen e 5 në 13 javë e tani ka vetëm katër pikë distancë nga zona e rënies nga kategoria (16 pikë në krahasim me 12 të Dijon e Tolose). Presidenti Jean-Michel Aulas megjithatë i ka kushtuar vëmendje një tjetër ngjarje, sepse para ndeshjes në Velodrome skuadra e tij është sulmuar nga tifozët vendas.

SULMI – Xhama të thyer e shumë frikë: autobusi i Lyon është sulmuar përpara ndeshjes nga disa tifozë të Marseille në përfundim të një jave me shumë kërcënime në rrjetet sociale. Presidenti Aulas ishte në mjet bashkë me skuadrën dhe sipas asaj që bën të ditur La Provence është ndjer i rrezikuar: “Ramë në një pritë”. Sipas burimeve të tjera, numri 1 i klubit ishte në mjet “kur tifozët e Marseille kanë thyer dy dritare me gurë” e në kohën kur po zbriste “i tha organizatorëve të ndeshje se skuadra e tij nuk do të luante nëse ndodhte cfarëdo rast tjetër tronditës”.

KOMUNIKATA – Lyon ka reaguar për sulmin edhe në rrjetet sociale: “Siguria e lojtarëve e stafit tonë nuk është garantuar gjatë rrugës për në stadium. Pas kërcënimeve për skuadrën e Rudi Garcia në rrjetet sociale, janë kryer 5 sulme ndaj autobusit rrugës për në stadium”. Në fushë gjërat nuk është se shkuan më mirë: Marseille ka fituar 2-1 i udhëhequr nga dygolëshi i Dimitri Payet.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *