• |
ide | kryesore

Ndërron jetë regjizorja shqiptare

Paparazzi, Slider

Ditën e sotme regjisorja Arzana Kraja, ka ndërruar jetë. Ajo është gjetur pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë dhe ende nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes.

Për “Gazetën Express” zyrtarë nga Prokuroria kanë treguar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes është konstatuar se ka vdekur një grua. Po cilësohet si rast i dyshimtë trupi është dërguar për obduksion me urdhër te prokurorit”, kanë thënë nga Prokuroria

Lajmin e ka konfirmuar Qendra Kinematografike e Kosovës ku ka shprehur edhe ngushëllimet për këtë ngjarje të rëndë.

“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i sajë në fushën e kinematografisë ishte i jashtëzakonshëm! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në njoftim.

Arzana Kraja ishte e bija e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo ka dalluar gjithmonë për talentin e saj dhe i përkiste brezit të ri të regjisorëve në Kosovë.

Regjisorja kosovare njihet për filmin ‘Shkurta’, ndërsa ishte edhe regjisore e filmit të metrazhit të gjatë, “Fusha e mëllenjave” që bëri hapjen zyrtare të edicionit të 11 të PriFest 2019.

“Fusha e Mjellmave” ishte pretendonte për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit ‘Berlinale’.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu