• |
ide | kryesore

FOTO/ Marsida Xhaferllari betohet te Meta si anëtare e Kushtetueses, PS nuk e njeh

Lajme, Të fundit



Në institucionin e Presidencës u zhvillua mbrëmjen e së enjtes ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës të anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Me dorën në Kushtetutë u betuan anëtaret Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtaret u betuan para Presidentit me fjalët: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”. Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë të rëndësishme.

Elsa Toska

Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska u zgjodhën nga Kuvendi ndërsa Marsida Xhaferllari nga Presidenti i Republikës. Kjo e fundit nuk njihet nga KED dhe mazhoranca pasi sipas tyre Presienti e dekretoi jashtë afateve kushtetuese dhe se në vend të saj duhet të jetë Arta Vorpsi. Ajo nuk u ftua nga Presidenti për të bërë betimin dhe vendosi të betohej para një notereje. ©LAPSI.al

Elsa Toska
Elsa Toska
Fiona Papajorgji
Marsida Xhaferllari
Marsida Xhaferllari

Marsida Xhaferllari



4 Comments

  1. Dmth mbesa e ermir dobjanit u be .

    U bene anetaret e kushtetues si breket e Ishes.

    Anetare te dhjere por me nder!

    Presim Palmer bythen, Euorkaratin pa votues Soreka dhe ambasaden pa ambasador te rruges se elbasanit TE MOS NXJERRIN GJYSEM FJALE!

    Ata flasin VETEM per suksesset e qeverise ?????
    Sidomos i ndrituri LU????

  2. Ilir Meta kerkone qe me cdo kusht te emeroje ne gjykaten kushtetuese gjyqtar qe ti sherbejne familjes tij dhe sb-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *