• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Metës: Disa ambasadorë janë bërë si lecka të Edi Ramës (EMRAT)

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë akuza të forta ndaj ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Berndt Borchard. Në emisionin “Open” në TCH, Meta tha se ky ambasador ka mbajtur qëndrime personale në kundërshtim të vendimeve të institucioneve shqiptare.

“Po bëhet si sport i disa diplomatëve që po vënë në diskutim vendimet e institucioneve shqiptare. Sot është Ilir Meta, po nesër mund të jetë dikush tjetër. Nisur edhe nga zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese.

Disa ambasadorë e kanë tepruar dhe e kanë bërë këtë prej kohës. 90 % e diplomatëve janë korrektë dhe kanë ruajtur staturën. Nuk është kurrsesi në të drejtën e një ambasadori të vënë në diskutim dekretin e një presidenti për zgjedhjet duke krijuar disa interpretime që çuan atje ku e çuan.

Është OSBE që bën raportin dhe më pas janë institucionet, Kolegji Zgjedhor. Është një qëndrim ndaj personit dhe jo ndaj OSBE. Ai ka pasur qëndrime personale të ndryshme. Janë disa diplomatë që janë bërë si lecka të Edi Ramës.

Këta jo vetëm që janë bërë palë, por janë i vetmi justifikim i Ramës për çdo shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Harrojnë që çdo dështim i tij janë edhe i vendit. Ai nxjerr këta dhe fshihet pas këtyre për çdo dështim të tij” – tha Meta që nuk kurseu as ambasadorin e BE-së në Tiranë Luixhi Soreka.

“Soreka është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë” – tha Meta. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu