• |
ide | kryesore

Cili ishte debati me Ben Blushin që largoi Florianin nga Top Channel

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë u bë e ditur se pas dy sezonesh në emisionin “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu ka vendosur të largohet nga Top Channel. Burime për “revistawho.com” bënë të ditur se Floriani e ka ndërprerë kontratën televizive dhe duke filluar që nga muaji Janar nuk do e shohim më në Top Channel. Së bashku me Florianin do largohet edhe e shoqja, Renisa Shabani e cila ishte autore e programit. U tha gjithashtu se shkak i largimit është bërë një konflikt i Florianit dhe Renisës me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin. Po cila ishte arsyeja e këtij konflikti? Agjenti i emisionit “Thumb on” ka treguar se Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale. Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Florit dhe bashkëshortes së tij që të largohen përfundimisht nga Top Channel. Mbrëmjen e djeshme në “Dance with me”, Flori pranoi largimin dhe tregoi se po punon me projekte të reja në Ora News.



1 Comment

  1. blush na trego ndonje incizimim te rregulluar me ndonje me pushtetar, leri keto prrallat e arrnuara sipas gustos tende.. me nje si Riku. Te pakten nga ai sna gjen gje e keqe ! Si perfundim ja arrite qellimit tja heqesh dekoraten ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *