• |
ide | kryesore

(FOTO) Dhunohet biznesmenia në Lazarat, policia liron agresorin

Arkiva, Lajme, Të fundit

Dhunohet një biznesmene grua ne Lazarat.

Ngjarja ka ndodhur në një prej magazinave që përqëndrohen në lagjen Kordhoce ku biznesmenia L.B. nga Lazarati u dhunua nga shtetasi A.B. 35 vjeç i dënuar më parë për trafik narkotikesh.

Debati mes tyre ka lindur brenda ne ambjentet e prones së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit për të hyre në ambientet e veta. Kjo ka ngjallur reagimin e acaruat të të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Policia ka shoqeruar agresorin në komisariat nga ku me pas është liruar. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.

3 Comments

  1. Ah kjo policia se e poshter kjo policia qe e paska LIRUAR AUTORIN.
    Pse nuk e pyeten Bushatin dhe Shkurdhakun ata para se te merrnin vendimin ta lironin ate qelbesiren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu