• |
ide | kryesore

Tottenham shkarkon Pochettino: mision londinez për Allegri

Sport



Nga maja e Europës në të pavlefshëm i ndan një rrugë e shkurtër. Më mirë se të gjithë e ka kuptuar këtë Maurizio Pochettino që në qershor ishte nënkampion i Champions League, ndërsa 5 muaj më pas është… i papunë. Tottenham ka shkarkuar teknikun Pochettino, që pasi i udhëhoqi Spurs deri në finalen e humbur me Liverpool, ishte i preferuari i klubeve më të rëndësishëm europianë.

Me një komunikatë për shtyp, shoqëria angleze ka zyrtarizuar lamtumirën me teknikun pas pesë sezoneve e gjysëm. Pochettino vuan kështu një fillim sezoni zhgënjyes, me Reds që i janë shkëputur 20 pikë në krye të Premier League. Mes kandidatëve për pankinën është Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventus, gjithnjë i vlerësuar në Londër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *