• |
ide | kryesore

Kush po e shoqëron Mozzik në koncerte pas ndarjes nga Loredana

Paparazzi, Slider



Muajin e kaluar reperja shumë e komentuar në media, Loredana konfirmoi ndarjen nga Mozzik, ndarje e cila prej kohësh po përflitej në media. Loredana deklaroi se do e vazhdojë e vetme turneun muzikor.  Mirëpo Mozzik nuk ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Reperi i është kthyer koncerteve me një partnere të re. Bëhet fjalë për këngëtaren Kida me të cilën Mozzik prej vitesh ka një raport shumë të mirë.

Ka qenë vetë reperi që ka njoftuar se bashkë me Kidën dhe të vëllain, Getinjon do performojnë në koncertin e rradhës në Zvicër.

Kujtojmë që së fundi Mozzik është komentuar shumë për këngën “Dhelpër dinake”, që thuhet se ia ka kushtuar Loredanës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *