• |
ide | kryesore

Milan bën ofertën për Ibrahimovic: 6 milionë për 18 muaj, vështirë se thyejnë miqësinë me Mihajlovic

Sport



Tratativa mes Ibrahimovic e Milan tani është konkrete. Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në ankande në rritje të vazhdueshme dhe shpejtojnë të mbyllin bisedimet. Objektivi i Maldini e Boban është të arrijnë një akord që në dhjetor, për ti lejuar Zlatan të marrë menjëherë kontakt me skuadrën në Milanello e të gjejë ritmin e Serie A. E pikërisht në këtë drejtim drejtuesit kuqezinj kanë formalizuar një ofertë për suedezin: 6 milionë euro për 18 muaj. Shifër larg asaj që pretendonte Raiola gjatë takimit në Casa Milan.

Në realitet, propozimi i Maldini e Boban është i ndarë në dy pjesë. Dy milionë euro deri në fund të kampionatit e katër për sezonin e ardhshëm. 6 milionë janë praktikisht 1/3 e asaj që ka kërkuar Ibra për të njëjtën periudhë kohe, në takimin e parë me kuqezinjtë. Duke parë moshën Gazidis e Elliott e konsiderojnë blerjen e Ibras vetëm një përjashtim ndaj rregullave. Një përforcim me peshë për të investuar brenda logjikës. Një lloj projekti për ta ndarë me lojtarin, që thirret në cështje të pranojë sfidën kuqezi për të ngritur kuotat e klubit e të tregojë se është ende në gjendje të bëjë diferencën në Serie A. Zlatan në fakt ka edhe dy të interesuar të tjerë: Bologna e mikut të tij Mihajlovic, e aventura e re e Mourinho tek Tottenham. E ardhmja e Ibrahimovic nuk është vendosur ende, por Milan pret një përgjigje së shpejti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *