• |
ide | kryesore

Pete Davidson flet për Ariana Grande

Paparazzi, Slider



Pete Davidson është ylli i ri i kopertinës së revistës Paper”, ku u intervistua nga miku i tij Tommy Dorfman. Dorfman e pyeti Davidson në fund të intervistës, nëse ai dëshironte të fliste për Ariana Grande-n, me të cilën ishte i lidhur pranverën e kaluar.

Ata u fejuan në maj të vitit 2018 dhe u ndanë në tetor 2018.  Që nga ajo kohë Davidson ka pasur një sërë lidhjesh të tjera me Kate Beckinsale, Margaret Qualley dhe tani është aktualisht në një romancë me Kaia Gerber.

“Unë kurrë nuk bëj deklarata publike në lidhje me marrëdhëniet sepse thjesht nuk mendoj se është e drejtë, më kupton? Unë zakonisht shprehem sesi ndjehem përmes punës. Kështu që, shpresoj që ajo të jetë mirë. Shpresoj që ajo të jetë shumë e lumtur. Dhe kjo është e gjitha”, u shpreh ai.

Kur u pyet se cila është gjuha e tij e dashurisë, Davidson tha:

“Gjuha ime e dashurisë, kur jam në një lidhje, është që unë e trajtoj personin me të cilin jam, si një princeshë. Unë përpiqem të shkoj sa më lart dhe më gjerë që të jetë e mundur, sepse kjo është ajo që duhet të bësh! Nëse ti je në një marrëdhënie me dikë, thjesht supozon ta bësh atë person të ndjehet sa më i veçantë të jetë e mundur. Por nganjëherë kur i jep aq shumë dikujt, kjo i huton ata”.

Por një nga mësimet e tij më të mëdha nga marrëdhëniet e së kaluarës është se, ato janë të tijat, jo të publikut.

“Nuk është puna e askujt tjetër”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *