• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje/ Nga cila ambasadë u kërcënua zëdhënësi i presidencës

Kryesore

Një bisedë telefonike mes zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushit dhe një zyrtari të ambasadës italiane, emri i te cilit nuk bëhet i ditur, është nën verifikim nga prokuroria shqiptare. Lapsi.al mësoi se Presidenca iu drejtua me një kërkesë organit të akuzës, me pretendimin se zyrtarit të institucionit iu bë një kërcënim i drejtpërdrejtë për shkak të detyrës.
Telefonata në celularin e zëdhënësit të presidentit mbërriti pak minuta pas një statusi në Facebook të këtij të fundit, gjatë paradites, ku mes të tjerave shkruhej

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”

Në fjalinë e dytë të mesazhit të Tedi Blushit, që u shpërnda në të gjitha mediat, nuk përmendet emri i atij që konsiderohet “ambasadori në ikje i Agaçit”. Por nënteksti kuptohet lehtë:  Agaçi nuk është askush tjetër veç eminencës gri të Edi Ramës, Engjëll Agaçi, i cili është akuzuar shpesh nga opozita se kryen punët e pista të kryeministrit, ndërsa, pak ditë më parë ishte ambasadori italian, Alberto Cutillo që propozoi zgjidhjen e konfliktit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias.
Pak minuta pasi mesazhi i Blushit në Facebook u raportua nga mediat, ai mori një telefonatë në celularin e tij. Burime nga prokuroria thanë se fillimisht Blushi foli me një zyrtar të ambasadës italiane dhe me nje shqiptar, që iu prezantua si një zyrtar i lartë shtetëror. Të dy u prezantuan pjesërisht, pra vetëm me emrat e tyre dhe njëri pas tjetrit i kërkuan zëdhënësit të Presidencës të fshinte statusin në profilin e tij në Facebook.
“Hiq postimin nga Facebook” i janë drejtuar Blushit nga ana tjetër e telefonit, duke i dhënë afat për t’u bindur brenda 30 minutash.
Presidenca iu drejtua prokurorisë për verifikimin e telefonatës me pretendimin se përmbante mesazhe kërcënuese, të cilat duheshin verifikuar dhe nëse ka elementë të veprës penale, nisjen e një hetimi.
Duke qenë se mbetet për t’u verifikuar ligjërisht vërtetësia e telefonatës, Presidenca kërkoi nga një grup hetimor identifikimin e personave që biseduan me Blushin dhe arsyet e kërkesës së tyre.
Një burim tha për Lapsi.al se për përmbajtjen e bisedës me zëdhënësin e Presidencës janë vënë në dijeni edhe institucione të tjera shtetërore.
Pas kontakteve të presidencës me këto institucione, Presidenti Ilir Meta doli me një reagim, ku e konsideroi “shantazh” komunikimin e atyre që i quajti “diplomatë”.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës” shkruajti Meta në Facebook.

Mbetet për t’u parë reagimi i prokurorisë shqiptare në lidhje me këtë incident, por duket se në përplasjet e fundit për sistemin e drejtësisë dhe denoncimet që janë bërë kjo ngjarje do të renditet nga fundi i listës i çështjeve që duhen zbardhur.

 

©Lapsi.al

10 Comments

  1. Tedi i likes ka te drejte te shpife me gjuhe rrugace kurse te prekurit nuk duhet ti flasin ketij tedit te likes se keta pastaj te bejne gjemen sipas likes,o like ata nuk jane gjygjtaret qe te shpetuan nga burgu nen kercenimin e jetes qe ti i bere,ata vijne nga perendimi,ti more pusht ke muaj qe shpif per ta,tani mblidh leckat dhe ktheu nga ke ardhur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu