• |
ide | kryesore

Video/ Shpëton pankinën Duro, vendi i dytë dhe hakmarrje e servirur: Kukësi i bën të gjitha në 90′

F1, Sport, Video



Kukësi nuk e kishte harruar atë befasi të shkaktuar nga Bylis në Ballsh, në fazën e parë, e në Elbasan Arena i kthen mallakastriotëve 2-1, duke i marrë vendin e dytë në klasifikim, duke i dhënë frymëmarrje edhe Shpëtim Duros, të cilit vendi i gjashtë përpara kësaj ndeshje i kishte lkundur fort pozitat. Bën gjithcka në 90 minuta skuadra kuksiane dhe përvec rezultatit (i rëndësishëm përballë një skuadre me kualitet si Bylis) Duro ka marrë garanci për të ardhmen nga lojtari nga i cili pret shumë: Kristal Abazaj.

Rikthimi i Shkurtaj, pas dëmtimit, krijoi potencën e duhur ofensive, që mungesa e Gavazajt nuk mund të zbehte. Rroca pastaj bëri pjesën tjetër, duke u bërë promotor i lojës dhe finalizues ekspert, si do të provojë veten në pjesën e dytë. Bylis i Dovedan nuk është se bëri shumë eksperimente, por në qendër e ndjeu mungesën e Bicajt jo në 100% e i ulur në pankinë.

E të mendosh që deri në momentin kur Abazaj kombinoi në perfeksion me Musollin, duke bërë të vlejë pritshmëria, Bylis ishte skuadra më e mirë në fushë, duke kërkuar me ngulm golin me tentativat e Ndrecës e Peposhit. Pas golit të minutës së 21 gjërat nuk është se ndryshuan: Bylis insistonte drejt portës blu. Ndreca e Guindo hasën rezistencën e jashtëzakonshme të Xhikës, por portieri i Kukësit duhet të dorëzohej një minutë nga fundi, kur braziliani tundi rrjetën, në asist të kapitenit Murataj.

Si ekspert i vërtetë, Duro uli ritmin e kundërshtarit, limitoi kapjet në kundërsulm dhe në pjesën e dytë goditi atëherë kur nuk pritej. Kombinimi mes Shkurtajt e Abazaj nxorri Rrocën përballë portierit dhe organizatori nuk e gaboi mundësinë, duke shënuar golin e 2-1, që e ngjiti Kukësin në vendin e dytë një pikë nga Partizani, që duhet të luajë ende ndeshjen e javës së 13.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *